Cikël me poezi nga Sejnur Veshall: Andrra e Hanës

Cikël me poezi nga Sejnur Veshall: Andrra e Hanës

Ju ftojmë të lexoni një cikël të zgjedhur poezish nga Sejnur Veshall: Andrra e Hanës A thue edhe Hana andrron si na?Ndoshta edhe ajo mbetet e fiksume mbas Diellit?E din që s’bën,Ama prap tenton,Se drita e saj ma e ngrohtë se zjarmi i tij ështëNdoshta? Çka dijmë?
Ku Hana e Dielli kurrë s’preken,
Veç yjet e dijn pse kurrë s’bashkohen,
E nata i ruejtë sekretet e tyne,
Se disa drita shkëlqejnë veç kur humbin. Kena me udhëtu nji ditë Valigjet kena me i mbushëme krejt çka s’kena guxu me i thanë me za.Kena me qitë:nji përqafim të lanun përgjysmë,nji “mos shko” që na ka ngelë n’fyt,disa romanca të palueme që s’gjetën kurrë adresë. Kur t’mbrrijmën’destinacionin e iluzionit,kena me i hap valigjetkena me pa vetvetenn’të tana copat që i kemi...