Letra lamtumirëse e shkruar nga Ennio Morricone: Unë kam vdekur, po iki pa ju shqetësuar…

Letra lamtumirëse e shkruar nga Ennio Morricone: Unë kam vdekur, po iki pa ju shqetësuar…

Kompozitori me famë botërore, Ennio Morricone para se të ndahej nga jeta ka lënë një letër emocionuese. Nekrologjia e shkruar me dorën e Ennio Morricones është publikuar nga “Che tempo che fa”, e moderatorit italian Fabio Fazio. “Unë, Ennio Morricone kam vdekur. Ua njoftoj kështu të gjithë miqve që kanë qenë gjithmonë pranë meje dhe gjithashtu atyre që janë pak larg, që i përshëndes me shumë dashuri. Është e pamundur t’i përmend të gjithë. Por një kujtim i veçantë është për Peppuccio-n dhe Roberta-n, miq të dashur shumë të pranishëm në vitet e fundit të jetës sonë. Ekziston vetëm një arsye që më shtyn t’i përshëndes të gjithë kështu dhe kërkoj të mbahet një funeral privat: Nuk dua t’ju shqetësoj. Përshëndes ngrohtësisht Ines, Laura, Sara,...