Plagosi me thikë dy vëllezërit e tij/ Paskuqan, arrestohet 29 vjeçari, të rinjtë jashtë rrezikut për jetën

Plagosi me thikë dy vëllezërit e tij/ Paskuqan, arrestohet 29 vjeçari, të rinjtë jashtë rrezikut për jetën

Policia ka vendosur në pranga një 29-vjeçari, i cili goditi me thikë dy vëllezërit e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 në rrugën e Paskuqanit, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta. I arrestuari me iniciale E. M., ka goditur me thikë vëllëzërit e tij me iniciale Z. M., 27 vjeç dhe A. M., 20 vjeç. 2 të rinjtë e dëmtuar ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i policisë: Tiranë/ Plagosi me mjet prerës (thikë), dy vëllëzërit e tij, si rezultat i reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, identifikohet, kapet dhe shoqërohet, 29-vjeçari. Sekuestrohet mjeti prerës (thikë). Rreth orës 11:00, në rrugën e Paskuqanit, dyshohet se pas një konflikti...