Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Megaoperacioni në Elbasan/ Mbërrijnë në gjykatë për masën e sigurisë 30 të arrestuarit
Mesditën e kësaj të mërkure në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan po zhvillohet seanca për vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë ndaj dhjetëra të arrestuarve në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “First Day”. Ata janë sjellë nga Tirana me autobus në sallën e gjyqit. Prokurori i çështjes, Xheljan Seferi i ka kërkuar Gjykatës caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për 28 të arrestuar dhe “arrest në shtëpi” për 2 shtetas të tjerë. Megaoperacioni “First Day” u finalizua në fillim të kësaj jave nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, pas një hetimi disa mujor të ndjekur me metoda speciale, raporton gazetari i News24 Fatmir Popja. Operacioni kishte si objektiv...