Çamëria përmes penës së grave krijuese në diasporë

Çamëria përmes penës së grave krijuese në diasporë

Në sallën qendrore të konferencave të Akademisë së Shkencave u zhvillua një ngjarje me peshë të veçantë kulturore, artistike dhe historike, e titulluar “Zëri krijues i gruas intelektuale që përcjell artin dhe bukurinë çame në Shqipëri dhe diasporë”.Ky aktivitet u bë i mundur falë nismës së shkrimtares me banim në Angli, znj. Nexhmije Hasani, në bashkëpunim me 21 krijuese femra me origjinë çame, të cilat jetojnë dhe krijojnë në Shqipëri dhe në diasporë (Angli, Amerikë, Itali, Greqi, Gjermani). Moderatore dhe bashkorganizatore e aktivitetit ishte znj. Anila Kadija.Eventi u shndërrua në një tribunë të pasurisë shpirtërore dhe krijuese, ku u ndërthurën vargjet, fjala artistike, dashuria për rrënjët, kujtesa e dhimbshme historike dhe krenaria për origjinën. Një mozaik i gjallë që u pasqyrua edhe në larmishmërinë e...