Seanca e parë paraprake ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, caktohet data

Seanca e parë paraprake ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, caktohet data

Gjyqtarja e posaçme Irena Gjoka, ka caktuar seancën e parë paraprake ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha mëson se seanca e parë paraprake do të mbahet në 25 shtator. Irena Gjoka është gjyqtarja e cila do të ketë në dorë fatin e 130 fashikujve me të akuzuar Ilir Metën, që si gjyqtare paraprake e zgjedhur duhet të vendosë në vijim nëse janë apo jo të plota hetimet ndaj ish presidentit. Gjyqtarja antikorrupsion, u vendos nga rastësia e shortit elektronik midis 10 gjyqtarëve, ku i vetmi që u përjashtua nga procedura rastësore ishte Erjon Cela, i cili një vit më parë shpalli arrest në burg ndaj Metës. Gjetja e gjyqtares paraprake u vulos në krye të një jave nga koha...