“Të pamëshirshëm”, Norvegjia e ekzagjeron ndaj Moldavisë, Haaland realizon “manita”

“Të pamëshirshëm”, Norvegjia e ekzagjeron ndaj Moldavisë, Haaland realizon “manita”

Norvegjia kompleton një sukses të jashtëzakonshëm, teksa mund me rezultatin e thellë 11-1 Moldavinë, falë një super Erling Haaland. Sulmuesi i Manchester Cityt ishte i papërmbajtshëm, në sfidën e së martës në mbrëmje në Oslo, teksa ishte autor i plotë 5 golave. Pjesa e parë ishte një sfidë në sens unik, me norvegjezët që arritën të shënonin 5 gola, me bjondin shtatëlartë që arriti të shënonte një tripletë. Mbrojtja moldave ishte inekzistente në fushë, teksa lejuan vendasit të shënonin edhe plotë 6 herë të tjera, ndërkohë që Haaland kompleton manitën e tij personale të mbrëmjes. 11-1, një sukses që e konfirmon Norvegjinë në vendin e parë në grupin I në kuotën e 15 pikëve, me një golavarazh të jashtëzakonshëm prej 24 golash të shënuar dhe...