Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Historike për Shqipërinë, Tirana mirëpret për herë të parë mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s
Shqipëria do të bëhet nesër, më 11 shtator, skena e një prej ngjarjeve më të rëndësishme të qeverisjes së futbollit europian, duke pritur për herë të parë mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Nga sot deri të premten, Federata e Futbollit do të presë në Tiranë drejtuesit më të lartë të federatave të kontinentit, anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, të kryesuar nga Presidenti Aleksander Ceferin. Kreu i qeverisë së futbollit europian do të mbërrijë pasditen e sotme në aeroportin e Rinasit, ku do të pritet nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Sipas agjendës, ditën e nesërme në orën 09:00, në “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë do të zhvillohet një festival futbolli për fëmijë, pjesë e programit të UEFA-s “Futbolli në Shkolla”. Ceremoninë hapëse do...