Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Keqardhja e madhe e Bayern Munich, më 2022 humbi mundësinë për të blerë Lamine Yamal
10 Shtator 2025 11:17 Alfred Lleshi Lamine Yamal ishte shumë pranë Bayern Munich në vitin 2022. Drejtori sportiv i atëhershëm, Salihamidzic, udhëtoi në Spanjë për t’u takuar me agjentin e talentit spanjoll me origjinë marokene, Ivan de la Peña, me shpresën ta bindte 15-vjeçarin të transferohej në Mynih. Bayerni nuk mund ta regjistronte Yamal përpara vitit 2023, por ofroi një marrëveshje të parakohshme prej 5 milionë eurosh, për të fituar besimin e familjes. Megjithatë, Jorge Mendes, agjenti i njohur, ndërhyri, mori të drejtat e lojtarit dhe prishi çdo marrëveshje me klubin bavarez. Ndërkohë, Yamal debutoi me Barcelonën para mbushjes së 16 viteve, falë trajnerit Xavi. Që atëherë, ai ka bërë një rrugëtim të jashtëzakonshëm: fitues i Europianit me Spanjën, dy herë La Liga-n, Superkupën Spanjolle...