Raporti i kredive me probleme e ka stopuar rënien këtë vit

Raporti i kredive me probleme e ka stopuar rënien këtë vit

Raporti i kredive me probleme ishte i qëndrueshëm pranë nivelit të 4% edhe për muajin korrik. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, ky tregues shënoi nivelin 4.04%, nga 4.01% që kishte qenë për qershorin. Ky raport ngelet në rënie krahasuar me një vit më parë, kur shënonte nivelin 4.72%.Megjithatë, raporti i kredive me probleme është shfaqur i qëndrueshëm pranë nivelit të 4% gjatë gjithë 7-mujorit të parë të këtij viti. Megjithëse portofoli i kredisë ka vazhduar rritjen me ritme dyshifrore, raporti i kredive me probleme e ka frenuar rënien, duke sinjalizuar një rritje në stokun e kredive të këqija. Mund të vlerësohet se stoku i kredive me probleme është rreth 36.1 miliardë lekë, nga 34.9 miliardë lekë që kishte qenë në fund të vitit...