Disfata në Bolivi, shpë*then presidenti i CBF: Një farsë e vërtetë, kur luan 11 kundër 14…

Disfata në Bolivi, shpë*then presidenti i CBF: Një farsë e vërtetë, kur luan 11 kundër 14…

10 Shtator 2025 11:07 Alfred Lleshi Carlo Ancelottit regjistroi humbjen e parë në pankinën braziliane, 1-0 ndaj Bolivisë, në ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Botërorin 2026. Episodi vendimtar ishte një penallti e diskutueshme, e dhënë nga arbitri Garay pas ndërhyrjes së VAR-it, e shndërruar në gol nga Miguelito. Presidenti i Federatës Braziliane, Samir Xaud, kritikoi ashpër jo vetëm arbitrin, por edhe policinë e pritësit e topave anash fushës: “Ishte trishtim ajo që ndodhi. Erdhëm për të luajtur futboll, por nga mbërritja pamë anti-futboll. Në lartësinë prej 4.000 metrash, luajtëm kundër arbitrimit, policisë dhe pritësve të topave, që hiqnin apo fusnin topa pa rregull. Një farsë e vërtetë”. Ai shtoi: “Ky nuk është futbolli që presim në nivel botëror apo në Amerikën e Jugut. Kur...