“Rikthimi im në stadium sjell mbarësi”, Kokalari thumbon Salianjin: Bukur flokët…

“Rikthimi im në stadium sjell mbarësi”, Kokalari thumbon Salianjin: Bukur flokët…

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, ka qenë i pranishëm në ndeshjen e kombëtares me Letoninë, nga ku ka postuar edhe një foto me një shënim: Rikthim i mbarë në stadium në mbështetje të Shqipërisë. I menjëhershëm ka qenë reagimi i aktivistes shqiptaro-amerikane Evi Kokalari, e cila e ka thumbuar për flokët, duke i komentuar: Bukur flokët, Saljan! Kujtojmë që gjatë periudhës që vuajti dënimin në burg, Ervin Salianji bëri disa ndërhyrje kirurgjikale estetike, duke dalë prej burgut i transformuar, me flokë të mbjellë dhe i kuruar në pamje dhe imazh. Për herë të parë, ishte aktivistja Kokalari ajo që i bëri të ditura këto zhvillime, madje duke sjell edhe të dhëna për praninë edhe të Grida Dumës në këto procese në një spital privat në...