Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Rama paralajmëron arkitektët dhe ndërtuesit, 10 vite burg për ndërtim pa leje dhe sekuestrim banese, si kryeministri…
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, prezantuan dje ndryshimet drastike në Kodin Penal, që synojnë të godasin fenomenin e ndërtimeve pa leje. Sipas propozimit, i cili pritet të miratohet në tetor, kushdo që kryen shtesa apo ndërtime pa leje do të përballet me sekuestrimin e objektit dhe deri në 10 vite burg, sidomos nëse shkeljet ndodhin në zona të mbrojtura. Manja bëri të ditur se edhe në rastet kur punimet pa leje arrijnë vetëm 10 për qind të objektit, do të ketë sekuestrim të plotë. Kryeministri Rama paralajmëroi ndërtuesit dhe arkitektët se shteti nuk do të tolerojë më devijime nga projektet, duke njoftuar edhe krijimin e një “liste të zezë” për kompanitë që shkelin ligjin. Kjo listë do t’i përjashtojë ndërtuesit për...