I mori një shumë eurosh për t’i regjistruar pronën dhe e mashtroi, shpallet në kërkim pas kallëzimit avokatja

I mori një shumë eurosh për t’i regjistruar pronën dhe e mashtroi, shpallet në kërkim pas kallëzimit avokatja

Një avokate 59-vjeçare është shpallur në kërkim nga Policia e Fierit, pasi akuzohet për mashtrim nga një grua, kliente e saj, të cilës i kishte premtuar regjistrimin e pronës. Hetimet janë kryer nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, kurse e shpallura në kërkim është K. K., 59 vjeçe, banuese në Lushnjë. “E dyshuara, me profesion avokate, është kallëzuar nga një shtetase, se i ka marrë një shumë eurosh, duke e mashtruar se do të përshpejtojë procesin për regjistrimin e pronës së saj”, thanë burime zyrtare. Pas veprimeve paraprake të kryera, po punohet për kapjen e avokates dhe verifikimin e vërtetësisë së kallëzimit penal, në bashkëpunim edhe me Prokurorinë vendore.