Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kardiologu tregon si i shpëtoi jetën pacientit në avionin e linjës Tiranë-Londër: Për tre orë ishim në komunikim të vazhdueshëm me pilotët, si aktivizohet protokolli i emergjencës
Kardiologu Kristo Papa, që arriti të stabilizonte gjendjen e një pasagjeri që pësoi shenja serioze shqetësimi shëndetësor në avionin e linjës Tiranë-Londër, tregoi incidentin në një intervistë për “Wake Up”. Pasagjeri filloi të shfaqte simptoma të rënda, mes tyre lipotimi, marrje mendsh, të vjella, diarre, dhimbje abdominale, dobësi të përgjithshme dhe dhimbje koke. Situata krijoi tension dhe shqetësim mes udhëtarëve, por reagimi i menjëhershëm i Dr. Kristo Papës shmangu përkeqësimin. “Ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore, u konsultova me stafin, i masja parametrat. I dhashë dy ilaçe, u stabilizuar, për tre orë ishim në komunikim të vazhdueshëm me pilotët. Informuam Londrën, dhanë gatishmërinë e tyre. Ishte me bashkëshorten që më dha disa informacione për gjendjen e mëparshme të bashkëshortit”, u shpreh ai. Ai tregoi...