Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Belind Këlliçi i del nga rreshti Sali Berishës, deputeti mbështet hapur SPAK dhe injoron akuzat…
Një “bombë” politike duket se ka plasur brenda Partisë Demokratike. Deputeti demokrat, Belind Këlliçi ka dalë hapur kundër narrativës së ish-kryeministrit Sali Berisha, duke mbështetur fuqishëm Prokurorinë e Posaçme (SPAK-un) dhe duke legjitimuar punën e tij. Në një intervistë televizive, ai deklaroi prerë se SPAK nuk është më nën ndikimin e Sorosëve, duke i hedhur poshtë akuzat që prej kohësh përdor ish-kryeministri. Sipas Këlliçit, institucioni i drejtuar nga Altin Dumani ka sot si partner të vetëm Departamentin amerikan të Drejtësisë dhe OPDAT, nën administratën Trump. Me një thirrje të fortë, ai kërkoi që SPAK t’i shkojë deri në fund çështjes McGonigal, duke thirrur në pyetje si Edi Ramën, ashtu edhe ish-agjentin e FBI-së. “SPAK nuk është më nën tutelën e Alex Sorosit dhe George Sorosit....