Rama ndan videon unike nga natyra shqiptare: Habitatet e sigurta për speciet e shumëllojshme

Rama ndan videon unike nga natyra shqiptare: Habitatet e sigurta për speciet e shumëllojshme

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në mëngjes një video nga natyra shqiptare, e realizuar përmes kamerave kurth në Zonat e Mbrojtura. Në një postim në rrjetet sociale, i shoqëruar me përshëndetjen “Mirëmëngjes ”, Rama ka publikuar një kolazh të botës së egër, duke vënë në pah pasurinë natyrore të vendit. “MIRËMËNGJES dhe me këtë kolazh unik të botës së egër, nëpërmjet kamerave kurth të Zonave të Mbrojtura, të cilat çdo ditë e më shumë na njohin me habitatet e sigurta për speciet e shumëllojshme, ju uroj një ditë të mbarë!”, shkruan Rama. Videoja përmban pamje të rralla të kafshëve të egra që jetojnë të lira në habitatet e tyre natyrore, duke reflektuar përpjekjet për mbrojtjen dhe ruajtjen e biodiversitetit në Shqipëri. Ky postim vjen në një kohë...