Burimi: 
								Gijotina.com
								
							
                                    Foto © Gijotina.com                                
                            Gardisti nxjerr armën e shërbimit dhe kërcënon me jetë një qytetar në Tiranë
                            Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë në zonën e Xhamllikut. Një gardist pas një sherri me një qytetar ka nxjerrë armën e shërbimit duke e kërcënuar me jetë. Fatmirësisht gardisti nuk ka shtënë me armë dhe ngjarja është parandaluar nga efektivët e komisariatit. Ngjarja është referuar në AMP ku kanë nisur menjëherë hetimet. Raportohet se kamerat e sigurisë në zonë kanë filmuar sherrin, i cili po këqyret nga grupi hetimor.