Armiqësia/ “Krahu i djathtë”, i Licëve organizoi atentatin ndaj Bajrave në Shkodër, 2 në kërkim, “bazë” municionesh…

Armiqësia/ “Krahu i djathtë”, i Licëve organizoi atentatin ndaj Bajrave në Shkodër, 2 në kërkim, “bazë” municionesh…

I konsideruar krahu i djathtë i Ibrahim Licit, Barush Bregu, siguroi të gjitha mjetet e nevojshme për tu realizuar vrasja e njeriut të Bajrave, Erogen Brajoviç mëngjesin e 8 shtatorit, në një lokal pranë bashkisë së Shkodrës. Zbulimi i tij nga policia, e cila e shpalli në kërkim, çon edhe më shumë hetuesit drejt pistës së përplasjes mes dy fiseve në armiqësi prej vitesh me njëra-tjetrën në Shkodër, Bajri-Lici, konflikt që ka prodhuar një sërë të vrarësh. Barush Bregu 39- vjeçar, i cili e ka ndërruar emrin nga Bajram që e ka pasur deri në vitin 2012, sipas policisë, ka siguruar armët dhe mjetet e nevojshme për atentatin, bashkë me një të mitur, një 17-vjeçar, gjithashtu i identifikuar dhe shpallur në kërkim. T ë dy...