Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Avatar City” një pasqyrë e varësisë nga rrjetet sociale, ekspozita me piktura në galerinë FAB
Ekspozita “Avatar City” në galerinë FAB shpalos një shoqëri të zhveshur nga emocionet e vërteta, ku jetohet për publikun. Ekspozita “Avatar City” vjen me punimet në pikturë të artistit Dritan Nasi dhe e kuruar nga Ermir Hoxha. Në hapje të ekspozitës ishin të pranishëm dhe profesorë të Universitetit të Arteve, artistë të ndryshëm dhe artdashës. Për autorin e saj piktorin Dritan Nasi “Avatar City” është një pasqyrë e tmerrshme e varësisë nga rrjetet sociale, në një botë ku çdo moment duhet të “postohet” dhe çdo përvojë të reduktohet në një story ose reel. “Nëse Frojd-i dhe Jung-u do uleshin të diskutonin në këtë kohë që jetojmë për shtresëzimet e subkoshiencës njerëzore, do përqendroheshin në këtë dimension të ri të shfaqjes virtuale, kthyer tashmë në dimensionin...