Kombëtarja, Hysaj i lumtur: Treguam forcën, bëjmë gjithçka për Botërorin

Kombëtarja, Hysaj i lumtur: Treguam forcën, bëjmë gjithçka për Botërorin

Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj u shpreh i lumtur pas fitores 1-0 ndaj Letonisë, takim ky i vlefshëm për Kualifikueset e Botërorit. “Është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe duhej fitorja sesbën që të vazhdohej ëndrra që kishim në kokë. Jam gëzuar që fituam, dhe pse një ndeshje me shumë lodhje mendore e fizike, këto ndeshje duhet t’i mbyllim shumë më shpejt se sa t’i lëmë 1-0. Unë e kuptoj Brojën çfarë lojtari është e mundohem ta vë në pozitën më të mirë. Është një djalë me potencial të fortë, por është pak si i mbyllur në veten e tij. Por jam i bindur që herët a vonë do shpërthejë e do të na ndihmojë më shumë. Nuk mundemi më të luajmë me 1-0, se...