Notat e Shqipërisë/ Hysajn e ndez Serbia, Bajrami si në “All Stars”, Broja nuk njihet më

Notat e Shqipërisë/ Hysajn e ndez Serbia, Bajrami si në “All Stars”, Broja nuk njihet më

Shqipëria ka arritur që të fitojë në shifrat minimale 1-0 kundër Letonisë. Një tjetër ndeshje ku Kombëtarja nuk ka bindur, por këtë herë mjaftojnë 3 pikët për të na mbajtur në lojë deri në fund për ëndrrën e madhe të Botërorit. Më poshtë mund të gjeni vlerësimet e bëra nga Koha Shtesë për disa prej lojtarëve të Kombëtares:?Elseid Hysaj (8): “Lojtari i ndeshjes! Për fatin e keq, kur Shqipëria shkëlqente në gjithë pjesën e ekipit dhe në shumë reparte më parë, Hysaj ishte katastrofë. Ndërsa tani që Shqipëria vuan në shumë drejtime, Hysaj është më i miri. Ajo ndeshje me Serbinë e ka rilindur dhe Hysaj ka nxjerrë dy ndeshje rresht, ndeshjet më të mira me Kombëtaren. Në një moment madje e goditi topin aq...