Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Duka: Fitore e vuajtur ndaj Letonisë, të mendojmë për ndeshjen tjetër
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i është gëzuar fitores minimale të Shqipërisë ndaj Letonisë. Në postimin e tij, kreu i futbollit në vend shkruan se ishte një fitore e vuajtur, por e rëndësishme për objektivin. Duka shkruan gjithashtu se tani duhet të mendohet për ndeshjen e radhës. “Një fitore ku vuajtëm shumë, por në fund morëm tre pikët që kishim si objektiv. Urime ekipit dhe stafit. Tani le të nisim të mendojmë menjëherë për ndeshjen tjetër. Faleminderit tifozëve, që ishin të pranishëm në stadium, për mbështetjen fantastike që i dhanë ekipit”, shkruan Duka.