No Image Available

“Broja? Dua të bëjë rolin e Henrisë”, Silvinjo: Në fund isha i shqetësuar për rezultatin

Shqipëria ka bërë detyrën mbrëmjen e sotme. Kuqezinjtë kanë mposhtur Letoninë me shifrat minimale 1-0 në “Air Albania”. Ndeshja u vendos nga Kristjan Asllani në minutën e 25. Një prekje e topit me dorë në zonë i dha mundësinë e një 11 metërshi Kombëtares shqiptare. Asllani u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhënë kështu tre pikë mjaft të vyera kuqezinjve. Pas përfundimit të takimit, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e “Super Sport”-it. Silvinjo: “Ishte një ndeshje e vështirë. Letonia është një kundërshtar i vështirë. Luajti pak ditë më parë një ndeshje kundër Serbisë të njëjtë si kundër nesh. Mund ta kishin barazuar në fund. E kemi vënë re Letoninë si skuadër edhe ndaj Anglisë, edhe ndaj...