Asllani mban gjallë “ëndrrën amerikane” të Shqipërisë, kuqezinjtë marrin vendin e dytë në grup! Anglia “turpëron” Serbinë

Asllani mban gjallë “ëndrrën amerikane” të Shqipërisë, kuqezinjtë marrin vendin e dytë në grup! Anglia “turpëron” Serbinë

Shqipëria ka mposhtur me rezultatin e ngushtë 1-0 Letoninë në “Air Albania”, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës. Kuqezinjtë krijuan volum të lartë loje, por shumë pak raste për shënim. Skuadra e drejtuar nga Silvinjo u mjaftua me vetëm një gol, të shënuar nga Kristjan Asllani në minutën e 25-të të pjesës së parë me anë të një 11-metërshi. Një Shqipëri e cila qarkulloi vazhdimisht topin në mesfushë, por krijoi shumë pak raste pranë portës. Rasti më i mirë i kombëtares tonë për të dyfishusr rezultatin ishte ai i minutën së 58-të kur kapiteni Berat Gjimshiti me portën thuajse të boshatisur gjuajti jashtë kuadratit. Ndërkohë letonezët u treguan më cinikë, por edhe ata krijuan rastet e tyre në pjesën e dytë, duke...