Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Shqiptarët të fundit në Europë për aftësitë bazë për informacionin dixhital
74.6% e banorëve që jetojnë në qytetet e Shqipërisë kanë aftësi për të kërkuar, gjykuar dhe organizuar informacionin dixhital (information and data literacy skills[i]), përqindje që bie në 69.7% për ata që jetojnë në periferi dhe arrin në nivelin më të ulët, 62.2%, për banorët e zonave rurale.Diferenca prej mbi 12 pikë përqindje mes qytetit dhe fshatit tregon qartë hendekun urban-rural në aksesin dhe përdorimin e teknologjisë.Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2023, mesatarja e BE-së për individët me të paktën aftësi bazë për informacionin dhe të dhënat arrin në 85.4% në qytete, 80.4% në periferi dhe 77.6% në zona rurale. Në krahasim me nivelin e BE-së, vendi ynë ndodhet dukshëm nën mesataren në të treja kategoritë, ndërsa për vendet e rajonit nuk ka...