Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Nuk është faji i demokratëve”, Ervin Salianji flet troç: Ja kush e ka çuar PD në këtë gjendje
Ervin Salianji, pas rikthimit në politikën aktive pas nëntë muajsh burg, rikthehet si një figurë kyçe brenda Partisë Demokratike (PD), megjithëse jo si deputet në Kuvend. Në intervistën për një emision televiziv, ai analizoi situatën aktuale të PD-së dhe përgjegjësitë brenda opozitës. Salianji pranon qartë se PD-ja ka bërë gabime të mëdha dhe ka faje për këtë situatë ku gjendet sot:“Sigurisht që ka. Nuk mund të mos ketë. Ka përgjegjësi për disa vendime që janë marrë. Për shembull, pjesëmarrja në reformën administrative-territoriale ishte një gabim, sepse ndarja që kemi sot është bërë pa ndikimin e PD-së. Po ashtu, përfshirja në reformën në drejtësi pa ndikimin e duhur ka qenë një tjetër gabim.”