Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Rama në librin e Kissinger/ Kryeministri shkruan parathënien e botimit të njohur “Lidership”
Gjashtë shtetarët e librit “Lidership” të diplomatit botëror Henry Kissinger tashmë vijnë pranë publikut shqiptar me një parathënie të kryeministrit të vendit, Edi Rama. Në një përurim, që bëri bashkë ish- kryeministrin italian, Massimo D’Alema, ambasadorë, figura të artit e politikës, shefi i ekzekutivit tregoi se ky ishte një privilegj e një përgjegjësi e madhe. “Ka qenë një nga ushtrimet më të vështira parathënie e këtij libri, në sensin e përgjegjësisë, sepse të fusësh fjalët e tua në një libër që janë fjalët e një njeriu të jashtëzakonshmi, nuk është diçka shumë e lehtë. Përkthimi është goxha i shëndetshëm dhe të jep një lirshmëri në lexim edhe duke e pas lexuar më parë në variantin origjinal, pata çik frikë ta hap se thashë mos ndoshta...