Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Viktimat e pafajshme/ A është Shqipëria një vend i sigurtë?
“Armando ka qenë një njeri i qetë, nga një familje shumë e mirë, një djalë i edukuar dhe i qytetëruar, nuk e ka merituar të largohet kështu. Ai ka shkuar thjesht të pijë një kafe përballë bashkisë, takimi me Erogen Brajoviqin ka qenë rastësor. Në Shkodër sot del në mëngjes për një kafe dhe nuk e di nëse kthehesh në darkë në shtëpi. Ky është realiteti”, kështu ka treguar një mik i Armando Palit, që humbi jetën mëngjesin e djeshëm në një intervistë për “Top Channel”, duke përshkruar tronditjen dhe dhimbjen e thellë të familjes Pali, e cila humbi djalin e tyre të vetëm për shkak të një atentati që nuk kishte asgjë të bënte me të. Vrasja e Armando Palit dhe plagosja e Meri...