Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Kjo është anija gjigante amerikane që zbarkoi sot në Porto Romano
Ka mbërritur në Porto Romano anijeje luftarake amerikane Uss Mount Whitney, e cila bën ndalesën e parë në portin shqiptar. Në një reagim në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane në Shqipëri shprehet se e mirëpret këtë fazë të re në modernizimin ushtarak të Shqipërisë dhe hap të radhës në partneritetin mes dy SHBA e vendit tonë. “Mirë se vjen në Shqipëri, Uss Mount Whitney! Kjo është ndalesa e parë e një anijeje luftarake amerikane në Porto Romano. Mirëpresim këtë fazë të re në modernizimin ushtarak të Shqipërisë dhe këtë hap të radhës në partneritetin e fortë mes vendeve tona”, thuhet në deklaratë. gijotina.com/