Makina përplaset me motorin, plagoset 43-vjeçari nga Lazarati

Makina përplaset me motorin, plagoset 43-vjeçari nga Lazarati

POLICIA E SHTETIT Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Kakavije-Gjirokastër”, në vendin e quajtur “Ish-SMT”, automjeti me drejtues shtetasin K. F., 63 vjeç, banues në Dropull, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin F. K., 43 vjeç, banues në fshatin Lazarat. Si pasojë është dëmtuar 43-vjeçari, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Gjirokastër dhe është jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.