Shqipëri-Letoni, dalin formacionet zyrtare! Silvinjo hedh në fushë “artilerinë e rëndë”

Shqipëri-Letoni, dalin formacionet zyrtare! Silvinjo hedh në fushë “artilerinë e rëndë”

Pas 60 minutash Shqipëria do të zbresë në stadiumin “Air Albania” ku do të përballet me Letoninë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026-të. Trajneri Silvinjo ka bërë publik formacionin, ku bie në sy rikthimi i formacionit “tradicional”, me Strakoshën në portë, Gjimshiti, Ajeti, Hysaj dhe Mitaj në mbrojtje, Shehu, Laçi, Asllani në mesfushë dhe në sulm do të luajnë Bajrami, Manaj dhe Broja. Me 4-3-3, Silvinjon kërkon të çajë mbrojtjen letoneze, në mënyrë që kuqezinjtë të marrin 3 pikët për të vijuar ëndrën për tu bërë pjesë e finaleve të Kupës së Botës vitin e ardshëm.