Klanet ‘Skaljari’ dhe ‘Kovac’! Dumani takim me Kryeprokurorin e Malit të Zi: Luftë kundër trafikut të drogës

Klanet ‘Skaljari’ dhe ‘Kovac’! Dumani takim me Kryeprokurorin e Malit të Zi: Luftë kundër trafikut të drogës

Vladimir Novović dhe Altin Dumani MALI I ZI-Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani ka zhvilluar një takim në Podgoricë me Kryeprokurorin Special të Malit të Zi, Vladimir Novović. Në fokus të diskutimeve ka qenë lufta ndaj trafikut të lëndëve narkotike. Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm mes dy vendeve, i cili është konsideruar i shkëlqyer, dhe u diskutuan hapa konkretë për të intensifikuar përpjekjet në zbulimin dhe ndjekjen penale të autorëve të trafikut të drogës. “Drejtuesi i SPAK, z. Altin Dumani, u takua sot në Podgoricë me Kryeprokurorin Special të Malit të Zi, z. Vladimir Novović. Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i shkëlqyer mes dy institucioneve në luftën kundër krimit të organizuar transnacional, me theks të veçantë në...