No Image Available

E FUNDIT/ Manaj dhe Broja e nisin nga minuta e parë, Bajrami rikthehet në formacionin e Kombëtares

Shqipëria do të përballet sot në mbrëmje, duke nisur nga ora 20:45, me Letoninë. Në “Air Albania” kalon treni i fundit për në Botëror dhe kuqezinjtë duhet të bëjnë çmos që të marrin 3 pikët në “folenë” e tyre. Silvinjo ka zgjedhur 11 lojtarët me të cilët do të kërkojë fitoren. Trajneri brazilian i ka besuar Manajt në majën e sulmit. Ndërkohë, në ndihmë të tij në krahë do të jenë Armando Broja dhe Nedim Bajrami. Ky i fundit rikthehet në formacion pas disa ndeshjeve mungesë./Sport Ekspres/