Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Asani në stol, Sylvinho me tre sulmuesë nga minuta e parë. Formacionet zyrtare, Shqipëri-Letoni
9 Shtator 2025 19:30 Telesport Shqipëria do të përballet sonte në “Air Albania” ndaj Letonisë, në sfidën që është bileta e fundit për të ëndërruar akoma për një vend për në Botëror. Për kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho sot vlen vetëm fitorja, asnjë rezultat tjetër. Trajneri brazilian ka hedhur në fushë këtë formacion: Strakosha në portë, Ajeti dhe Gjimshiti në qendër të mbrojtjes. Në krahë do jenë Hysaj dhe Mitaj. Treshja e mesfushës nuk ndryshon, Laçi, Shehu dhe Asllani. Në sulm, Broja do të luajë në të djathtë, Manaj në qendër dhe Bajrami në të majtë. Letonia: Zviedris, Ciganiks, Balodis, Cernomordijs, Melniks, Jurkovskis, Zelenkovs, Vapne, Varslavans, Daskevics, Sits.