Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Prezantimi në shqip i librit “Lidershipit”, Rama: Privilegj dhe përgjegjësi të shkruaja parathënien e këtij botimi
Kryeministri Edi Rama ishte prezent këtë mbrëmje në prezantimin e “Lidershipit”, libër nga Henry Kissinger që vjen në shqip përmes një botimi të veçantë. Në këtë libër parathënia është e shkruar nga vetë kryeministri, fakt për të cilin ai tha se ishte shumë i lumtur dhe se ishte përgjegjësi e madhe po ashtu. “Ka qenë një nga ushtrimet më të vështira parathënie e këtij libri, në sensin e përgjegjësisë, sepse të fusësh fjalët e tua në një libër që janë fjalët e një njeriu të jashtëzakonshmi, nuk është diçka shumë e lehtë. Faleminderit shumë! Përkthimi është goxha i shëndetshëm, duke pas lexuar dhe origjinalin pata pak frikë ta hapja, por dua t’i komplimentoj përkthyesit sepse ishte përkthim shumë i mirë”, u shpreh Rama. Top Channel