Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
VIDEO – Partia Demokratike përkujton 79- vjetorin e Kryengritjes Antikomuniste të Postribës…
Kryengritja antikomuniste e Postribës vijon të kujtohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme të rezistencës shqiptare kundër diktaturës. Sot në 79-vjetorin e saj, te memoriali në qendër të Postribës, ku përkujtohen organizatorët dhe pjesëmarrësit e kësaj lëvizjeje të shtypur me dhunë nga regjimi komunist, u zhvillua ceremonia përkujtimore e organizuar nga Partia Demokratike dhe Shoqata e Ish- të Përndjekurve Politikë. Pjesëmarrësit theksuan se kjo datë mbetet një mesazh i fortë kujtese, jo vetëm për ata që u ngritën në Postribë, por për të gjithë ata që luftuan diktaturën, duke e cilësuar gjithashtu si një thirrje për vijimin e rezistencës ndaj çdo forme të neodiktaturave. Kryengritja e Postribës e shtatorit 1946, e njohur si lëvizja e parë antikomuniste në rajon, nuk ia doli të arrinte...