Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Avioni lëshoi 6 ton karburant mbi dhjetëra shtëpi… tani do të paguajë 78,75 milionë dollarë
Kanë kaluar pesë vite nga një prej rasteve më të bujshme në aviacionin amerikan, që vijon të diskutohet ende. Ngjarja ndodhi në janar të vitit 2020, kur Kina sapo po ndërtonte spitale të përkohshme përballë një virusi ende të panjohur, që më vonë do të shndërrohej në pandeminë globale. Një avion i Delta Airlines, me destinacion Shanghain nga Los Anxhelosi, hasi vështirësi në ngritje për shkak të peshës. Për të shmangur një ulje emergjente me peshë të tepërt, piloti vendosi të lëshonte mbi gjashtë tonë karburant në ajër. Avioni u kthye në aeroportin e Los Anxhelosit, por manovra solli pasoja të rënda: dhjetëra mijëra banesa dhe shkolla në zonë u prekën nga shiu i karburantit. Banorët ngritën një padi kolektive, duke akuzuar kompaninë se zbrazi...