Gati për ndeshjen ndaj Letonisë, shiten të gjitha biletat në dispozicion

Gati për ndeshjen ndaj Letonisë, shiten të gjitha biletat në dispozicion

Shqipëria sfidon Letoninë në “Air Albania”, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e botërorit. Për këtë takim, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije se janë shitur të gjitha biletat, që janë në dispozicion. Kuqezinjtë janë të “dënuar” që të fitojnë, si e vetmja mënyrë për të qëndruar në lojë. Deri më tani, ekipi i Sylvinhos ka grumbulluar 5 pikë, në 4 ndeshjet e para. Letonia ka 4 pikë.