Prindërit kërkojnë transport falas për fëmijët/ Nxënësit bojkotojnë mësimin

Prindërit kërkojnë transport falas për fëmijët/ Nxënësit bojkotojnë mësimin

Në Durrës, 180 nxënës të shkollës “Met Hasa” zhvillojnë mësimin pasdite pasi shkolla e tyre është në rindërtim. Zyra Arsimore u ka hequr transportin me autobus, ndërsa prindërit të cilët sot dolën në protestë refuzojnë t’i dërgojnë fëmijët në shkollën pritëse. Ata kanë vendosur të bojkotojnë mësimin. Prindërit e rreth 180 nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Met Hasa” në Durrës protestuan këtë të martë, duke kërkuar rikthimin e transportit me autobus drejt shkollës pritëse “Neim Babameto”, ku fëmijët e tyre zhvillojne mesim turn i dytë. Shkolla “Met Hasa” ndodhet në proces rindërtimi dhe deri në fund të vitit të kaluar nxënësit transportoheshin çdo ditë me tre autobusë të vënë në dispozicion nga bashkia. Por këtë vit Zyra Vendore Arsimore ka kërkuar që ata të përdorin urbanin...