Burimi:
Sarandaweb.net

Foto © Sarandaweb.net
Prindër dhe nxënës protestë në Shkollën “Adem Sheme” në Sarandë – VIDEO
Prindër dhe nxënës protestë në Shkollën “Adem Sheme” në Sarandë, JO klasave me 38 nxënës. Vetëm një ditë pas fillimit të vitit të ri shkollor, prindër dhe nxënës të shkollës 9-vjeçare “Adem Sheme” në Sarandë dolën në protestë dhe bojkotuan mësimin. Shkak u bë bashkimi i dy klasave të 8-ta në një të vetme me 38 nxënës, vendim që ata e quajnë të papranueshëm. Prindërit thanë për Saranda Web se kanë kërkuar takim me drejtorinë e shkollës, por kërkesa nuk është pranuar. Ata shprehen të vendosur të vazhdojnë protestën derisa të gjendet një zgjidhje. Website Saranda Web Facebook Saranda Web Instagram saranda.web Youtube sarandaweb Tiktok saranda.web Pinterest sarandaweb in sarandaweb