Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kreu i SPAK vizitë në Podgoricë/ Dumani takim me Kryeprokurorin Special, zbulohet axhenda
Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Malin e Zi. Dumani u takua me homologun e tij malazezs Vladimir Novoviç. Në fokus të takimit ishte bashkëpunimi mes dy institucioneve në zbulimin dhe ndjekjen penale të autorëve të trafikut të narkotikëve në të dy vendet dhe lufta ndaj krimit të organizuar. “Drejtuesi i SPAK, z. Altin Dumani, u takua sot në Podgoricë me Kryeprokurorin Special të Malit të Zi, z. Vladimir Novovi?. Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i shkëlqyer mes dy institucioneve në luftën kundër krimit të organizuar transnacional, me theks të veçantë në zbulimin dhe ndjekjen penale të autorëve të trafikut të lëndëve narkotike, në të dy vendet,” thuhet në njoftimin zyrtar në...