Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
E rëndë/ Makina përplas fëmijën 4-vjeç, gjendja e tij paraqitet…
Një fëmijë është përplasur nga një makinë në Fier, duke mbetur i plagosur. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Marinzë, ku automjeti i drejtuar nga 58-vjeçari I.K. përplasi fëmijën 4 vjeç. I mituri është dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Policia ka shoqëruar shoferin e mjetit për ta marrë në pyetje. Njoftimi i Policisë Fier: Rreth orës 15:30, në fshatin Marinëz, automjeti me drejtues shtetasin I. K., 58 vjeç, banues në Roskovec, ka përplasur një fëmijë 4 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.