‘Fruti i perëndive’, të mirat që i sjellin shëndetit hurmat farëzeza…

‘Fruti i perëndive’, të mirat që i sjellin shëndetit hurmat farëzeza…

Shqiptarët janë të çmendur pas hurmave, me apo pa fara qofshin ato. Të gjithë janë të mendimit që hurmat kanë qenë pjesë e traditës sonë prej shekujsh të tërë. Frutat e këtyre hurmave gjenden në çdo rrugicë, shtëpi përdhese, lagje apo edhe bahçe. Hurmat e para farëzeza sapo kanë dalë në treg, ato kultivohen anembanë Shqipërisë, veçanërisht në Berat, Përmet, Elbasan, Pogradec, por edhe në Lezhë, Tiranë e gjetkë. Emri botanik i hurmave është Diospyros që përkthehet “Fruti i Perëndive” dhe ky emërtim i shkon shumë për shtat. Ky frut është kombinimi perfekt i fruti të plotë dhe me shumë lëng. Është i ëmbël, por jo trullosës që do të thotë se qiellzës suaj do t’i pëlqejë shija intriguese e hurmës. Hurmat vijnë në varietete...