Venezuelianët kalojnë sirianët në kërkesat për azil në BE, Franca tejkalon Gjermaninë

Venezuelianët kalojnë sirianët në kërkesat për azil në BE, Franca tejkalon Gjermaninë

Nga janari deri në qershor, vendet e BE-së kanë pranuar 399 mijë kërkesa për azil, një rënie prej 23% krahasuar me një vit më parë, sipas raportit të publikuar nga Agjencia e BE-së për Azilin. Rënia lidhet kryesisht me uljen drastike të kërkesave nga shtetasit sirianë pas rrëzimit të regjimit të Assadit. Si pasojë, venezuelasit janë bërë grupi më i madh i kërkuesve të azilit në BE, me 49 mijë aplikime, duke kaluar sirianët që regjistruan vetëm 25 mijë. Në vend të dytë renditen afganët me 42 mijë kërkesa. Edhe në destinacionet kryesore ka pasur ndryshime: Franca (78 mijë kërkesa) dhe Spanja (77 mijë) kanë kaluar Gjermaninë (70 mijë), ndërsa Italia ka regjistruar 64 mijë dhe Greqia 27 mijë kërkesa për azil. Raporti thekson se...