Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Stadiumi do na motivojë për fitore ndaj Letonisë”/ Ndeshja kualifikuese, flet futbollisti: Rruga për Botëror e gjatë
Shqipëria synon 3 pikët ndaj Letonisë, në ndeshjen kualifikuese të Botërorit. Para këtij takimi ka treguar këndvështrimin e tij, mesfushori i kuqezinjve, Qazim Laçi. “Duhet patjetër 3 pikëshi, duhet të futemi nga minutat e para deri në minutat e fundit me zemër dhe me shpirt që ta marrim këtë fitore. Serbia është disa pikë përpara, por mos të harrojmë që rruga është e gjatë dhe qëllimi ynë është që të shkojmë në Botëror.” “E vërtetë që kishim pak vështirësi në finalizim të aksioneve. Në gjithë këtë kohë kemi punuar në këtë fazë me trajnerin dhe fazën fizikisht.” “Kemi një ndeshje në shtëpi dhe presim një stadium plot dhe nga ana jonë duhet të japim më shumë se 100%, pasi e dimë që sa e fortë...