Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Kalaja e Kastërcit vlerë e turizmit kulturor
Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se në Kalanë e Kastërcit në Suharekë po zhvillohen gërmime arkeologjike për dokumentimin e plotë të bazilikës paleokristiane, shkruan KultPlus. Këto gërmime janë nën drejtimin e argeologut Berat Ademi nga Instituti Arkeologjik i Kosovës. Kalaja e Kastërcit konsiderohet një prej dëshmive më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Kosovë. Hajrulla Çeku përmes rrjetit social shprehet se çfarë dëshmie përmbajnë gërmimet e gjetura ku thotë; “Fragmente qeramike, xhami, afreska dhe tjegulla me mbishkrim dëshmojnë se bazilika është ndërtuar në fillim të shekullit VI. Pas shkatërrimit nga dyndjet sllave, ajo u shndërrua në hapësirë varrimi, ku janë identifikuar rreth 80 varre.” Ruajtja e këtij thesari arkeologjik ka për qëllim krijimin e një destinacioni tërheqës për vizitorët. Çeku shprehet; Krahas gërmimeve,...