Dëmshpërblimi ende larg! Në Delvinë e Finiq nuk është bërë bilanci i dëmeve nga zjarret, Prefekti fajëson Bashkitë

Dëmshpërblimi ende larg! Në Delvinë e Finiq nuk është bërë bilanci i dëmeve nga zjarret, Prefekti fajëson Bashkitë

Në Delvinë dhe Finiq, dy bashkitë që vuajtën më së shumti nga zjarret, ende nuk është bërë bilanci i dëmeve. Për pasojë, edhe dëmshpërblimi për banorët që humbën shtëpitë, bagëtitë dhe pemtoret, duket ende i largët. Ndryshe nga Gramshi, që tashmë ka një bilanc dhe pret fonde nga Qeveria për 68 banesa të djegura, në dy bashkitë e skajit jugor nuk janë kryer evidentime të sakta. Këtë e pranon Prefekti i Vlorës, Plator Nesturi, i cili në intervistë për mediat tha se për shkak se bashkitë nuk bënë vlerësime të sakta, u janë shpërndarë disa formularë të gatshëm për të ulur marzhin e gabimit në përllogaritje. E njëjta gje eshte dhe në bashkitë; Vlorë, Selenicë e Himarë, të cilat kishin dëme më të pakta.  “Nuk ka një...