Silvinjo ndan formacionin, e shqetëson vetëm një repart. Si pritet të luajë Kombëtarja kundër Letonisë

Silvinjo ndan formacionin, e shqetëson vetëm një repart. Si pritet të luajë Kombëtarja kundër Letonisë

Shqipëria do të përballet sonte me Letoninë në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026. Ditën e djeshme, kuqezinjtë kanë zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore, në të cilën trajneri Silvinjo ka ndarë edhe formacionin me të cilin do të përballet ndaj letonezëve. Në portë do të rikthehet Strakosha, i cili do të ketë ndihmën e Hysajt nga e djathta, Gjimshitit e Ajetit në qendër si edhe të Mitajn në të majtë. Çelësat e mesfushës, Silvinjo mund t’ia besojë Kristjan Asllanit, Medon Berishës dhe Juljan Shehut, me këtë të fundit që ka fituar një vend titullari. Në sulm, do të jenë Broja në të djathtë e Hoxha në të majtë. Dilemën më të madhe, Silvinjo e ka për qendrën e sulmit, pasi Daku që luajti titullar...