Tjetër surprizë për shtatorin, merkato te Partizani nuk quhet e mbyllur

Tjetër surprizë për shtatorin, merkato te Partizani nuk quhet e mbyllur

Partizani ishte një nga skuadrat më aktive në merkato, duke bërë deri tani dhjetë afrime. Më i fundit ka qenë ai i Albion Markut, një lëvizje që ka tërhequr vëmendje të madhe. Megjithatë, merkato nuk konsiderohet e mbyllur. “Panorama Sport” mëson se po punohet për të sjellë edhe një sulmues krahu, që të vendoset nën urdhrat e Milinkoviç. Dhe pse merkato është mbyllur, bëhet fjalë vetëm për futbollistët që janë pa ekip. Ata që janë të lirë mund të firmosin gjatë kësaj kohe. Reparti i sulmit ka qenë më i prekuri nga ndryshimet gjatë kësaj vere. Largimet kanë qenë të shumta dhe kjo ka detyruar klubin të ndërhyjë me afrime të reja. Tani kërkohet një element tjetër, që do të ndihmojë. Lëvizja e pritshme shihet...